Job Description
THIRRJE PËR PRAKTIKË PROFESIONALE PËR STUDENTËT E FAKULTETIT TË EKONOMISË
Data e hapjes së thirrjes: 09 Qershor 2026
Thirrje për: Dy Praktikantë
Afati i fundit për aplikim: 21 Qershor 2026
Adresa: Rr. Brigada VIII, Pll. Tekno-Projekt, Shk.2, Ap.10, kati 6, Tiranë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) është një organizatë jofitimprurëse që ka në mision mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, shtetin e së drejtës si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një periudhë 3 mujore me angazhim fizikisht cdo ditë jo më pak se 4 orë. Kjo praktikë ofrohet pa pagesë dhe synon t’i mundësojë praktikantit/es përfitimin e një përvoje të vlefshme profesionale, zhvillimin e aftësive praktike si dhe thellimin e njohurive në fushën përkatëse.

Cilat janë kërkesat për studentët që do të kualifikohen në fazën e intervistës?
• Të ndjekin vitin e fundit të studimeve Master ose të kenë përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë (përparësi do t’u akordohet kandidatëve me përvojë të mëparshme praktike, apo angazhim në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve).
• Njohuri bazë në kontabilitet dhe financë.
• Kanë njohuri të mira të përdorimit të Microsoft Word dhe Excel.
• Njohuri e gjuhës angleze (avantazh).
• Janë të hapur të punojnë në grup.
• Integritet dhe konfidencialitet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Praktikantit/es:
Gjatë periudhës së praktikës, praktikanti/ja do të angazhohet nën mbikëqyrjen e Menaxherit të Financës, kryesisht në detyra mbështetëse si më poshtë:
1. Të asistojë në sistemimin, organizimin dhe arkivimin e dokumentacionit financiar (fatura, kontrata, mandate pagesash, etj.),
2. Të ndihmojë në fotokopjimin, printimin, skanimin dhe përgatitjen e dokumenteve për raportim ose auditim,
3. Të asistojë në kontrollin fillestar të dokumentacionit financiar, duke verifikuar nëse dokumentet janë të plota dhe të rregullta,
4. Të ndihmojë në përgatitjen e tabelave të thjeshta në Excel për evidentimin e shpenzimeve,
5. Të mbështesë hedhjen e të dhënave bazë në programin e kontabilitetit, nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Menaxherit të Financës,
6. Të asistojë në përgatitjen teknike të dokumenteve për raportime periodike (sistemim, renditje, bashkëngjitje dokumentesh),
7. Të ofrojë mbështetje në detyra të përgjithshme administrative sipas nevojës.

Si mund të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar për këtë thirrje, lutemi të paraqisni deri në dt. 21 Qershor 2026 në adresën e e-mailit office@ahc.org.al aplikimin tuaj, pjesë e së cilës do të jenë:
• CV
• Letër motivimi
• Kopje të Diplomës Universitare, ose një vërtetim nga Fakulteti, nëse jeni në proces studimi.
• Kopje të dëshmisë, ose certifikatave së gjuhës së huaj.
Mënyra e përzgjedhjes

Një komision paraprak seleksionimi brenda KSHH-së do të shqyrtojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të kualifikohen për fazën e parë të intervistimit, do të njoftohen brenda muajit Shkurt për datën dhe orën e intervistës