Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Luksemburgut ofron bursa për profesionistët e administratës publike për ndjekjen e programit Master of European Legal Studies (MELS), organizuar nga Instituti Europian i Administratës Publike(EIPA) në bashkëpunim me Universitetin e Lorraine.
Program 2-vjeçar, i zhvilluar plotësisht online
I përshtatshëm për profesionistët në marrëdhënie pune
Mbulim i plotë i tarifës së studimeve
Mbulim i shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit për aktivitetet fizike në Luksemburg
Afati i aplikimit: 15 qershor 2026
Për më shumë informacion mbi programin dhe kriteret e pranimit, klikoni këtu: https://www.eipa.eu/mels/
Mos humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për zhvillim profesional dhe akademik në fushën e çështjeve evropiane!