Trajnim për Forcimin e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike për SME-ve

Application ends: June 15, 2026
Apply Now

Opportunity Description

🔐 Ke një biznes të vogël apo të mesëm (SME)?
Sulmet kibernetike nuk prekin vetëm institucionet apo kompanitë e mëdha. Bizneset e vogla dhe të mesme janë gjithnjë e më shumë në fokus të kërcënimeve që mund të ndikojnë në aktivitetin, të dhënat dhe punën e tyre.
Në kuadër të Programit Kombëtar për Ngritjen e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike për SME-ve, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, me mbështetjen e DCAF, fton përfaqësues të bizneseve të bëhen pjesë e takimit të parë ndërgjegjësues që do të zhvillohet më 18 qershor 2026.
Takimi synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rreziqet kibernetike, të prezantojë praktika bazë për mbrojtjen e bizneseve në mjedisin digjital dhe të nxisë një qasje më proaktive ndaj sigurisë kibernetike.
📅 Afati i aplikimit: 15 qershor 2026
🔗 Regjistrohu përmes linkut: https://forms.office.com/e/jGsqhV7WBa