Thirrje për Ambasadorët e Rinj në kuadër Fushatës #MbroAtëQëDo mbi Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë

Apply Now

Job Description

Po kërkojmë Ambasadorë të Rinj (12-18 vjeç) në qytetet e Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës!
Në rast të një situate të papritur, kë do të mbroje më parë: familjen, miqtë, shkollën, qytetin
apo natyrën?

Në kuadër të fushatës #Mbroatëqëdo, jemi në kërkim të të rinjve që duan të kontribuojnë dhe të ndihmojnë komunitetet ku jetojnë. Këtë mund ta arrijmë së bashku përmes ndërgjegjësimit për rreziqet që na kanosen nga fatkeqësitë, paralajmërimit të hershëm dhe përgatitjes e menaxhimit të situatave emergjente.

Dëshiron të mësosh më shumë se si të veprosh në rast tërmeti, përmbytjeje, zjarri apo rrëshqitjeje të tokës? Dëshiron të takosh heronjtë e vijës së parë që përballen me këto situata? Gjatë muajve tetor dhe nëntor, do të jemi në qytetin tuaj për të sjellë dhe bashkuar zërat, idetë novatore dhe energjinë e të rinjve në qendër të veprimit.

Parandalimi përmes edukimit kushton më pak. Të mësuarit përmes tragjedive kushton shumë më tepër. Bëhu një Ambasador i parandalimit!

Fushata #Mbroatëqëdo zbatohet nga UNDRR, UNICEF dhe ALBICT, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe me mbështetjen e Qeverisë Italiane, Përmes Agjencisë Italiane për bashkëpunim dhe Zhvillim.